Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj është takuar me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dionosha me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e projekteve në Deçan.
Postimi i plotë:
“Pata nderin që të kem në vizitë Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z.Ferhat Dinosha dhe deputetin e Republikës së Kosovës z.Gazmend Abrashi, me të cilët diskutuam për projekte të rëndësishme zhvillimore të Komunës së Deçanit dhe prespektivën e zhvillimit ekonomik të qytetit tonë.
Në ndërkohë vizituam edhe punimet që po vazhdojnë në rrugën Deçan – Plavë”!