Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, ka vazhduar takimet e tij, teksa është takuar me punëtorët e kompanisë së shërbimeve publike, “Higjiena”.
“Me njerëz të ndershëm e punëtor. Padyshim që puna është krenari e njeriut. Të gjithë ne jemi krenarë me punën tonë të përbashkët për qytetaret tonë”, ka shkruar Ramosaj.