Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se furnizimi me ujë është kthyer teksa apelon qytetarët të mos e përdorin për pije, por vetëm për nevoja sanitare. Njoftimi i plotë: Të nderuar qytetarë të Deçanit Në takimin e mbajtur sot me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së nga sot […]
Ramosaj thirrje qytetarëve të Deçanit: Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se furnizimi me ujë është kthyer teksa apelon qytetarët të mos e përdorin për pije, por vetëm për nevoja sanitare.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Deçanit
Në takimin e mbajtur sot me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në Komunën e Deçanit.
Luten të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit:
1.Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare!
2.Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet!
Këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër.
BR
LEXO EDHE:
https://ekonomiaonline.com/nacionale/ramosaj-nuk-mund-te-flasim-per-arsyet-e-helmimit-pa-pasur-ekspertize/











