Ramosaj: Unë si kryetar i Deçanit, zotohem se do ti përkrahë dhe mbështesë qytetarët e kësaj komune

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka takuar stafin e mrekullushëm të “Kryqit të Kuç” të Deçanit, të prirë nga kryetari dr.Xhavit Rabushaj e Koordinatori Bashkim Berisha, duke i përgëzuar për punën e jashtëzakonshme që bëjnë me vite të tëra në shërbim të qytetarëve.

Ramosaj zotohet se do tu ofrojë përkrahje në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Postimi i plotë:

Takova dhe bashkëbisedova me stafin e mrekullushëm të “Kryqit të Kuç” të Deçanit, të prirë nga kryetari dr.Xhavit Rabushaj e Koordinatori Bashkim Berisha!

I përgëzova për punën e jashtëzakonshme që bojnë me vite të tëra në shërbim të qytetarëve, e sidomos kohëve të fundit, nga fillimi i pandemisë dhe nuk po ndalen së punuari!

Unë si kryetar dhe komuna që drejtoj, ju kemi ofruar përkrahjen tonë gjithmonë për të gjitha gjërat që kanë qenë mundësi dhe kapacitet i komunës dhe u zotova që këtë do ta bëjmë edhe më me shumë përkrahje në mandatin e qeverisjes që po hyjmë!

#PërDeçaninSkaMeUndal.

#AAK121

BR

Të ngjashme