Aaron Ramsdale është edhe zyrtarisht lojtar i skuadrës së Arsenal.
Faqja zyrtare e ‘Gunners’ ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Sheffield United, për kartonin e Aaron Ramsdale, përcjell Periskopi.
Portieri do t’i bashkohet skuadrës së Arsenal për të vazhduar karrierën e tij.
Ramsdale do të ketë në konkurrencë portierin gjerman, Bernd Leno.
Portieri do ta ketë fanellën me numrin 32 te skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta.
Kujtojmë se Ramsdale ishte pjesë e Anglisë në Euro 2020 dhe ka përfaqësuar Anglinë në të gjitha grupmoshat nga U18 e tutje.