Ramush Haradinaj: Kosova përfiton 32 milion dollarë nga SHBA-ja për grantin zhvillimor

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm fantastik grantin për objektiva zhvillimore nga SHBA-ja në vlerë prej 32 milion dollarësh.

Madje, ai tha se do të ishte edhe më i lumtur nëse Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin.

Postimi i plotë:

Lajm fantastik shuma prej 32 milionë dollarësh i grantit për objektiva zhvillimore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Do të isha shumë i lumtur sikur sot, njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin.

Taksapaguesve amerikanë, faleminderit.

Qeverisë, kthjelluni!

Të ngjashme