Ramush Haradinaj ngushëllon për ndarjen nga jeta të Mic Sokol Muqajt

Prishtinë | 20 Maj 2025 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të Mic Sokol Muqajt, ish-i burgosur politik, mësues dhe luftëtar i UÇK-së.

Në një postim në rrjete sociale, Haradinaj e përshkroi bacën Mic si një njeri të përkushtuar ndaj kauzës për liri, i cili pas çlirimit vazhdoi të mbrojë vlerat e luftës dhe të kultivojë atdhetarizmin për brezat e rinj. “I përhershëm qoftë kujtimi për të”, shkruan Haradinaj.

Të ngjashme