Ramush Haradinaj nis në Pejë sezonin e korrjeve dhe shirjeve

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në nisjen e sezonit e korrjeve dhe shirjeve në fshatin Sverkë e Thatë në komunën e Pejës.

Haradinaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se këtë të martë ka vizituar edhe dy ferma.

‘’Fillimisht qëndrova në shtëpinë e Janoshëve në Rasujë, shtëpi që ishte strehë e luftëtarëve të lirisë. Kjo familje ka në pronësi fermën e pulave, për të cilën më informoi hollësisht bashkëluftëtari im Selim Berisha.Ndërsa në Nabërgjan, vizitova fermën e gjedheve në pronësi të Arif Gashit, ku takova edhe antarë të Shoqatës të Fermerëve. Dëgjova nga dora e parë për problemet dhe kërkesat e tyre’’.

“Në këtë kohë kur ekonomia e vendit është goditur rëndë dhe të gjithë bujqit e fermerët në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit, ai do të jetë gjithmonë mbështetës dhe avokat i të drejtave të tyre”.

Të ngjashme