Ramush Haradinaj takon njërin prej figurave kryesore të serbëve të Kosovës

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër të Kosovës, nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme është takuar me Milan Radojiçiq, njërin nga figurat më kryesore të komunitetit serb të Kosovës.

Gjatë takimit në mes të Haradinajt dhe Radojiçiq, është diskutuar lidhur me përfshirjen e Listës Serbe në Qeverinë e drejtuar nga Haradinaj.

Siç mëson Express palët kanë rënë dakord që serbët e Kosovës të përfshihen në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Takimi është zhvilluar në njërin nga restorantet në kryeqytet, atë në ‘Tiffany’.

Ndërkohë që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me datë 3 dhe 4 gusht.

Më 3 gusht do të zgjidhet i nominuari për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN, Kadri Veseli, si dhe me 4 gusht, saktësisht të premten parashihet të emërohet kryeministri i vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme