Ralf Ranginck përfaqëson më së miri figurën e trajnerit-menaxher, i cili gjithashtu është në gjendje të punojë si drejtor sportiv.
Ai shpjegoi atë që mendon se Milanit i duhet për t’u kthyer në nivele të mëdha.
“Vendosini vetes një qëllim konkret, në këtë rast Ligën e Kampionëve, sepse askush nuk është i lumtur të luajë në Europa League. Mbase të enjten je në Baku dhe të dielën në Cagliari. Do të ishte paradoksale, por shembulli është 30 km larg nga Milano”, tha Ranginck.
“Atalanta ka një të tretën e xhiros së Milanit, por shkon përpara deri në çerekfinale të Championsit. Ata bëjnë investime të zgjuara, kanë një sektor të rinjsh ndër më të mirët në Europë. Nëse dikush është i mirë, unë përpiqem të kuptoj se cilën rrugë ndoqi ai.”
“Gasperini është shumë i mirë, por jo i vetmi. Ju fitoni si ekip. Ndër trajnerët italianë do të përmend menjëherë Conte. Ai ka një stil të sofistikuar, është aktiv dhe agresiv në futboll”.