Herolind Nishevci, karateisti i njohur i Përfaqësueses së Kosovës i njohur si “baba i karatesë” dalëngadalë po ngritet në maje!
Nishevci nga pozita e 10-të në ranglistën botërore, tani është pozicionuar në top 5-shen e më të mirëve për kategorinë +84 kilogram, shkruan IndeksOnline.
Kosovari pati suksese gjatë këtij muaji, ku fitoi një medalje të artë në Salzburg dhe zuri pozitën e pestë në Holandë.
Pozitën e parë në kategorinë ku bën pjesë Nishevci e zë Jonathan Horne (Gjermani), pozitën e dytë Sajad Ganjzadeh, pozitën e tretë Enes Erkan (Turqi) dhe pozitën e katërt Tareg Hamedi (Kazakistan).
Kujtojmë se karateisti më i mirë në vend po përgatitet për kampionatin evropian për seniorë, që mbahet prej 10 deri më 13 maj në Serbi.