Raporti i ekspertëve të pavarur tregon pse u rrëzua kulmi i Komunës në Arbëri – Hasen shumë parregullsi

Prishtinë | 20 Jan 2024 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Arkitekti Visar Geci, së bashku me arkitektin Gëzim Kastrati dhe me inxhinierin e ndërtimtarisë Arbër Muçajn, kanë bërë një analizë të çatisë së Komunës së Prishtinës, e cila u rrëzua gjatë javës nga një erë e lehtë, duke lënë të lënduar një 23-vjeçare. Geci thotë se puna e kryer në këtë objekt është bërë jashtë standardeve profesionale e në disa pjesë me materiale të dobëta.

Geci thotë se kjo s’u bë nga mosdija, por nga mungesa e etikës në punë. Ai shtoi se ata që e kanë mbikëqyrë ndërtimin e objektit dhe ata që kanë bërë pranimin teknik kanë përgjegjësi.

RAPORTI I DËMTIMIT TË KULMIT

Objekti: Komuna e re e Prishtinës, rr. Ahmet Krasniqi / Arberi, 10000 Prishtinë

48 orët e fundit kena punu pa ndërpre me kolegun Gëzim Kastrati për me identifiku problemin që ka shkaktue damtimin e kulmit të Komunës së Prishtinës ku si pasojë një pjesë e sajë ra n’tokë dhe e ka lëndu rënd një qytetare.

Natyrisht që ekpertiza e kësaj natyre nuk kishte me mjaftu vetëm prej arkitektave pasiqë kjo asht fushë specifike e Ing. të ndërtimtarisë, andaj na u ka dashtë me u konsultu detajisht me Ing. të ndërtimtarisë Dipl. Ing. Arbër Muçaj që e kemi pasë edhe kolegë të studimeve në Technische Universität Graz (TU Graz). Përvoja nga tërmeti në Shqiperi ku ishim si vullnetar dhe organizuam nje grup te madhe expertesh nga Kosova qe dhane kontribut te jashtëzakonshëm ne ato dite te vështira te Nëntorit me ç’rast u dekoruam me mirënjohje nga Qeveria e Shtetit amë dhe kjo përvojë na ka ndihmu me konstatu më lehtë shkakun e demit.

Në këso situata të ndjeshme na duhet medoemos me zgjedhë profesionista për konsulta!

Raporti në vazhdim tregon arsyet pse ka ardhë deri te havaria e kulmit në objektin e Komunës së re të Prishtinës.

Kulmi përgjatë perimetrit të tij ka pasur strehë (shih foto 1.)

Si pasojë e erërave, presioni i krijuar nën strehën e kulmit e ka nda konstruksionin e kulmit nga muri vertikal ku kulmi ka peshuar. Pas pamjeve dhe hulumtimeve në teren kemi hasur në shumë parregullsi të ekzekutimit të punimeve në konstruksionin e kulmit.

Karrigat e kulmit janë të ndërtuara jashtë standardeve dhe nga materiali i dobët. Mungonte ANKERIMI adekuat me fileta dhe profile metalike si dhe lidhjet e drurit sipas normave (shih foto 2.)

Kapriatat apo konstruksioni primar sipas dëshmive në teren rezulton të jetë i ekzekutuar mire dhe si i tillë nuk është dëmtuar e as nuk është shkaktar i dëmit (shih foto 3.)

Nga hulumtimi në teren shifet kjart se nuk është ekzekutuar ASNJË ankerim i brinakeve por ato vetëm mbeshteten mbi murin e jashtëm. Kjo është arsyeja kryesore pse erërat disa herë kanë dëmtuar këtë kulm.

Konstruksioni sekondarë apo brinaket, përpos që nuk janë ankeruar me fileta metalike për murin perimetrik (Trau nga betoni i armuar) ato në shumicën dërmuese të rasteve janë kapur me gozhda dhe jo fileta apo profile adekuate metalike sipas normave (shih foto 4. dhe 5.). Po ashtu shih videon e postuar.
Dritarja në kulm është tërësisht jasht normave apo standardeve apo jo e dedikuar për kulme.

Në foto shihet qartë që nuk është qelq i siguruar (shih foto 6.).

Konstruksioni primar dhe ai sekondar’ si duket asht i vjetër dhe nuk është ndërhy se fundmi. Por janë dokumentet qe e dëshmojnë atë!

Përpiluesit:
Dipl.Ing./MSc.Arch. Gëzim Kastrati
Dipl.Ing./MSc.Arch. Visar Geci

Kushdo që e ka ekzekutue këtë punë, mbikqyrësi dhe ai që e ka ba pranimin teknik jan’ flliqina e k’ti vendi! Pa pik’ morali e etike pune!
Edhe me ju pas’ urdhnu me tytë pushke n’ball’ me ba kët’ vepër t’flliqt u dasht mos me ba sepse e keni dit’ SIGURT që dikon ka me marr n’qafë!
Me ba deri n’kit nivel k’so “gabime” nuk asht punë mosdije por asht poshtërsi e papërgjegjësi e bane qëllimisht!

Të ngjashme