Raporti i Mjedisit për vitin 2016: Tirana rezulton qyteti më i ndotur

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 11:46 | Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, ka prezantuar sot Gjendjen e Mjedisit 2016 për Shqipërinë. Nga raporti, sipas Beqirit, Tirana rezulton qyteti më i ndotur në vend.

“Fier, Lushnje, Lezhë, 3 qytete në rang vendi potencialisht të ndotura, AKM ka dhënë edhe rekomandimet përkatëse. Grimca e pluhurit problematike. Tirana vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në rang vendi. Shfaqet problematik edhe Korça (vetëm periudhe dimri, shkaku ngrohja me dru zjarri)”, – deklaroi Beqiri.

Po kështu problem është edhe ndotja akustike.

“Pas cilësisë së ajrit, zhurmat janë niveli i 2-të i riskut për shëndetin publik. Tirana më problematikja; ditën 17.23% më lartë se norma e lejuar, natën 24.91% më lart se norma e lejuar”, – tha më tej Beqiri.

Në lidhje me ujërat, kreu i AKM tha se ka përmirësim të dukshëm, por ka ende problematika.

“Detet kanë përmirësim të dukshëm edhe pse 5 pika ende janë problematike. Problem është ende mungesa e informimit dhe infrastrukturës nga pushteti vendor. Lumenjtë dhe liqenet nuk kanë ndryshim nga 2015. Bashkitë kanë ende një punë të dobët, pavarësisht ndarjes së re territoriale, në drejtim të ndotjes e menaxhimit të mbetjeve”, – tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme