Raporti nga Instituti zviceran për shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, do t’i dorëzohet i përkthyer por edhe origjinali gjatë kësaj jave familjes. Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit Admir Shala, i tha Ekonomia Online përmes telefonit, se raporti do i jepet familjes vetëm se po e presim për përkthim. “Këtë javë ne vetëm po e […]
Raporti origjinal dhe i përkthyer gjatë kësaj jave i dorëzohet familjes Dehari

Raporti nga Instituti zviceran për shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, do t’i dorëzohet i përkthyer por edhe origjinali gjatë kësaj jave familjes.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit Admir Shala, i tha Ekonomia Online përmes telefonit, se raporti do i jepet familjes vetëm se po e presim për përkthim.
“Këtë javë ne vetëm po e presim përkthimin e këtij raporti, pastaj edhe të përkthyer por edhe origjinalin ne do ia dorëzojmë familjes”, tha Shala.
Raporti ka mbërritur ditën e enjte më 17 tetor në Kosovë, derisa familja Dehari të nesërmen morri rrugën për në Prizren për të kërkuar këtë raport, por që nuk iu dha.
LEXONI EDHE:
https://ekonomiaonline.com/nacionale/avni-dehari-kryeprokurori-shala-nuk-na-dha-raportin-kjo-eshte-vrasja-e-dyte-per-astritin/











