Raportimi i “sukseseve” të Qeverisë

Prishtinë | 06 Kor 2024 | 17:14 | Nga Agron Demi

📌Në fund të vitit, zyrtarët qeveritarë kanë me raportu si sukses ndryshimin e një rregulloreje të punës në PTK, ani pse ajo rregullore nuk ka ndiku bash hiç kurrgjë që me u përmirësu shërbimet e Valës. Sot me i thirrë të afërmit në Vala është si me provu me marrë dikend në lidhje në vitet e ’90-ta.

📌Një ministër tjetër ka me raportu si sukses avancimin e bazës ligjore për duhanin, ani pse ajo bazë ligjore nuk ka ndiku bash hiç që me u ndalë konsumi i duhanit në hapësira të mbyllura publike. Përkundrazi, tashmë duhani konsumohet gjithandej nëpër lokale, reklamohet haptazi nëpër markete, shitet haptazi nga fëmijët në rrugë, shiten cigaret elektronike ilegalisht.

📌Ajo tjetra ka me raportu si sukses aprovimin e Ligjit të ri për mbrojtjen e konsumatorit, ani pse konsumatorët janë pa mbrojtje, askush nuk kontrollon se çfarë mishi na shitet, se qysh institucionet bankare e kabllorët na fusin me kontrata e kosto të shërbime të paarsyeshme.

📌Ai tjetri ka me raportu si sukses aprovimin e një ligji të ri për sport, ani pse federatat vazhdojnë me u drejtu prej njerzve që kanë probleme me ligjin, shiten e blihen ndeshjet si me qenë në vitet e para luftës kur nuk kishim institucione.

📌Ata dy tjerët kanë me raportu si sukses hartimin e draftligjit të ri për rrugët, ani pse një urë 38 metërshe s’po mujnë e ndërtojnë e rruga e re për Podujevë po i ngjanë tashmë projektit të rrugës për Mitrovicë.

📌Ai tjetri ka me raportu aprovimin e ligjit për rininë, ani pse rinia vetëm o ka kqyrë mundësi me dalë me punu në Gjermani.

📌Ajo zoja ka me raportu avancimin e bazës ligjore për investimet e huaja, ani pse sot me regjistru një biznes në ARBK është ma vështirë se sa nise e me i kthy raketat e SpaceX në gjithësi.

📌Ajo tjetra ka me raportu si sukses ndryshimin e ligjeve në arsim e tekste shkollore, por nuk ka me përmend fare faktin që në sirtarë e ka një raport tash e 3 vjet se si mbi 200 shkolla nuk i plotësojnë kriteret bazike për operim dhe duhet me u mbyllë. Se me i mbyllun 200 shkolla duhet me i rreziku koxha do vota. E politikat populliste kete se lejojne.

📌Ai jarani ka me raportu si sukses qysh e ka procedu për Kuvend ndryshimin e ligjit për skemat pensionale, por nuk ka me përmend se qysh ata pensonistë vazhdojnë të alivanosen cdo gjashtë muaj në zyret e pritjeve nëpër komuna veq me dëshmu që janë gjallë.

📌Ai tjetri ka me raportu si sukses aprovimin e Rregullores së re të Kuvendit, por ka me fsheh faktin që sot deputetët votojnë si në kohërat para zbulimit të energjisë elektrike dhe votuesit nuk kanë haber se qysh po votojnë të zgjehdurit e tyre…

…në fund krejt Qeveria ka me u anku qysh institucionet e kapura gjyqësore nuk po i lejojnë me qeverisë, por nuk kanë me përmend që në mandatin qeverisës të fituar me mbi 50% të votave, deputetët e pushtetit nuk kanë marr pjesë në seanca dhe me dhjetëra projektligje kanë mbetë nëpër sirtarë.

…edhe pak ma poshtë, militantët kanë me u anku se pushtetin po e kritikojnë ata që kanë mbetë pa taxhi prej partive që kanë qenë në pushtet, por harrojnë se ata që kanë ndryshu janë pikërisht ata vetë. Kanë me u anku se po jau bojmë ‘Procesin e Heses’, si e shkrujti një ditë ne Facebook nje këshilltar i Ministres se Arsimit, duke aludu ne ‘Procesin e Kafkës’, pak para se shefja e tij ta bente pamBuk nobelistin turk 😂🤦 (po qaq dijnë, e qaq shkrujnë).

Të ngjashme