Raportohen disa raste të parave të falsifikuara

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të raportuara për para të falsifikuara.

Rastet e paraqitura janë në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Prizren.

Lexoni të plotë raportin:

FALSIFIKIM I PARASË

Prishtinë, 11.08.2021-01:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, një konsumator ka bërë pagesën me një bankënotë prej 500 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Fushë Kosovë, 12.08.2021-15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë bërë gjashtë deponime me monedha të dyshuara për falsifikim. Të gjitha monedhat dhe kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar nga njësitet policore. Rasti duke u hetuar.

Ferizaj, 12.08.2021-09:42. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një klient është deponuar një bankënotë 50 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar nga njësitet policore. Rasti është duke u hetuar.

Ferizaj, 12.08.2021-09:42. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga një klient është deponuar një bankënotë 500 €, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar nga njësitet policore. Rasti është duke u hetuar.

Ferizaj, 12.08.2021-09:42. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga një klient janë deponuar dy bankënota nga 50 €, që dyshohet të jenë e falsifikuar. Kartëmonedhat janë konfiskuar nga njësitet policore. Rasti është duke u hetuar.

Prizren, 12.08.2021-12:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, dy të dyshuar meshkuj të paidentifikuar, duke blerë gjësende të ndryshme i kanë dhënë ankuesit një kartëmonedhë prej 100 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti duke u hetuar.

Të ngjashme