Raportohet për dhunë në familje, i gjendet edhe narkotik në shtëpi

Prishtinë | 01 Dhj 2023 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar është arrestuar në Prizren mbi dyshimin e blerjes dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas raportit të Policisë, substanca narkotike i është gjetur gjatë ndërhyrjes së policisë pas një raportimi për dhunë në familje, ku e kishte hasur të dyshuarin duke paketuar substancë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Rruga Suzi Qelebi-Prizren,30.11.2023-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që policia kishte shkuar te shtëpia e të dyshuarit për një raportimin të dhunës në familje, kishte hasur në të dyshuarin duke paketuar substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Me urdhëresë te prokurorit kujdestar dhe në prezencën e prindërve të dyshuarit është bërë kontroll në shtëpi dhe gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar qese plastike të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 56.10 gram, tridhjetë e pesë qese plastike të zbrazëta, një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme