Raportohet se Agim Bahtiri peshkoi pa leje në Ujman, Federata e paralajmëron se mund të merren masa

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Agim Bahtiri i Vetëvendosjes, për të gjuajtur peshk në Liqenin e Ujmanit, u afrua buzë liqenit, nga ku pati edhe një porosi për të përcjellë.

Nuk tregoi nëse në grep i ra ndonjë peshk, por ajo që dihet është se ish-deputeti, për t’u relaksuar në peshkim, e shkeli ligjin pasi nuk pati leje..

Kështu deklaroi Milaim Vitia, kryetar i Federatës së Peshkatarisë së Kosovës.

Ai shtoi se nëse nuk pajiset me të njëjtën, ndaj Agim Bahtirit pritet të merren masa.

Për të mësuar nëse ka peshkuar, apo e ka bërë sa për ta xhiruar videon, Klani ka tentuar të kontaktojë edhe me Bahtirin, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefonatat dhe mesazhet e televizionit gjatë të mërkurës.

Të ngjashme