Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Prishtinë | 30 Pri 2026 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Në mediat vendore po raportohet për një takim mes ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Sipas raportimeve, takimi mes tyre po zhvillohet në një nga restaurantet e kryeqytetit dhe vjen në një moment të zhvillimeve të fundit politike, pas caktimit të datës për zgjedhjet e reja në vend.

Detaje të tjera rreth diskutimeve të tyre nuk janë bërë ende publike.

Të ngjashme