Nexhmije Haradini është gruaja e cila mbrëmë mbeti e vrarë në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58-vjeçar, i cili më pas bëri vetëvrasje.
Dyshohet se 58-vjeçari në ditën kritike e kishte përcjellur Nexhmijen kur ajo ka dalur nga puna.
“Fillimisht dyshohet se e njëjta ka ndryshuar vendin e punës, ku kishte punuar bashkë me bashkëshortin rreth pesë vjet dhe ka kaluar në një veprimtari tjetër biznesore të po të njëjtit sektor, përballë ish-furrës ku punonte, në Milloshevë”.
“Pasi ka ndodhur një situatë e tillë, ish-pronari i furrës ku ka punuar tashmë e ndjera, e ka përcjellur po atë ditë të ndjerën kur ka qenë duke dalur nga puna dhe në momentin që ka zbritur nga furgoni i cili e kishte bartur atë nga puna deri në Stanoc, diku rreth 3-4 katër kilometra me furgon, në kohën kur ajo është futur në nënkalim, ka rënë në pritë të ish-pronarit të furrës ku ka qenë duke punuar dhe dyshohet se aty ka ndodhur edhe vrasja e gruas në fjalë”, u shpreh gazetari i klan kosova.
Gazetari Boshnjaku gjithashtu tha se është raportuar se Nexhmije Haradini ishte bashkë me një grua dhe një fëmijë në momentin e vrasjes.
“Sipas informacioneve që kanë qarkulluar edhe gjatë ditës së djeshme, bëhet e ditur se pranë Nexhmijes ka qenë edhe një grua tjetër me një fëmijë, e cila ka shpëtuar pa marrë ndonjë goditje nga plumbi, ani pse dyshohet se edhe e njëjta është tentuar që të goditet me plumb nga dorasi”, u shpreh tutje ai.