Raportuesja për Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i ka reaguar ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, për seancën e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Eurodeputetja tha se mbështetja e kësaj seance është një autogol me dimension historik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Von Cramon shtoi se qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë.
“Një autogol i SHBA-së në Kosovë me dimension historik. Si mundeni ju, një ambasador, të gëzoheni të shihni rrëzimin e një qeverie funksionale gjatë pandemisë së Coronavirusit. E pabesueshme. E papërgjegjshme. Më vjen shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata nuk e meritojnë këtë”.