Rashford ia jep dritën e gjelbër Barçës

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi anglez i ka thënë “PO” një transferimi në “Camp Nou” para vazhdimit eventual të kontratës me Manchester Unitedin

Marcus Rashford do të preferonte të luajë në Barcelonë.

Sulmuesi anglez do t’i thoshte “PO” një kalimit eventual në “Camp Nou” gjatë verës që vjen.

22 vjeçari më përpara do t’i bashkohej Barcelonës sesa ta vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Përfaqësuesi anglez e kishte mundësinë të transferohej në Barcelonë edhe në vitin 2018.

Rashford i ka realizuar 41 gola në 133 ndeshje me “Djajtë e Kuq” deri tash. 

Të ngjashme