Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka folur para ndeshjes kundër Juventusit në Torino në kudër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Anglezi shprehet i emocionuar teksa do takohet edhe një herë me idhullin e tij, Cristiano Ronaldo.
1-vjeçari tregon respekt të madh për portugezin, por jo dhe frikë.
“Për mua nuk ka inspirim më të madh në futboll. Mund të flas për shumë lojtarë të rinj të Unitedit dhe tifozë të cilët e kanë ndjekur kur ishte këtu”.
“Shumica nga ne kanë vazhduan ta ndjekin karrierën e tij dhe ja pse është special për Unitedin”.
“Nëse një herë luan për këtë klub ju bëheni pjesë e familjes edhe nëse vazhdon para. Është diçka që gjithmonë të mbet në zemër, ju mund ta shikonit këtë kur ai u rikthye në Old Trafford”.
“Kur luani ndaj një lojtari të tillë duhet të kesh respekt për kualitet e tij, por njëkohësisht duhet të luash lojën tënde dhe nuk duhesh të tregosh frikë ndaj një lojtari të tillë”, ka thënë Rashford.