Ylli i Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku Lionel Messi i Barcelonës është pikturuar duke e stërvitur një goditje, në mënyrë që të jetë gati për kur t’i vijë rasti në ndonjë ndeshje.
Bundesliga ka qenë e pezulluar përkohësisht që nga 13 marsi shkaku i përhapjes së madhe të virusit Covid-19, që e ka ndërprerë futbollin pothuajse në gjithë botën. Megjithatë, liga elitare e futbollit në Gjermani duket se është më afër kthimit sesa ligat e tjera, transmeton Gazeta Express.
Skuadra e Bundesligës dhe Bundesligës 2 i kanë rinisur seancat stërvitore këtë muaj dhe drejtori ekzekutiv i Bundesligës, Christian Seifert, ka zbuluar se këto dy liga po shpresojnë t’i rinisin ndeshjet në fillim të majit, për t’i përfunduar ndeshjet deri në fund të qershorit.
Milot Rashica po i shijon stërvitjet me skuadrën e tij, ndërsa në postimin e tij të fundit ka lënë të kuptohet se po frymëzohet nga Lionel Messi, duke e publikuar një fotografi me mbishkrimin: “Kur përgatitja takon rastin = sukses”.
Të hënn, dy kryeministrat gjermanë – Markus Soder i Bavarisë dhe Armin Laschet i Nordrhein-Ëestfalen – bënë të ditur se Bundesliga mund të rinisë më 8 apo 9 maj, me ndeshje të zhvilluara pa tifozë të pranishëm në stadiume. /Gazeta Express/