Ylli i Kosovës, Milot Rashica, do të mungojë për disa javë për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e Bundesligës me Werderin ndaj Fortuna Dusseldorfit.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i “Raketës”, që ka thënë se lojtari pësoi lëndim të muskujve në pjesën e kofshës.
Duke mos specifikuar sa javë do të mungojë lojtari, Werderi e ka lënë të paqartë nëse Rashica do të mungojë edhe për Kosovën në ndeshjet e shtatorit në kualifikimet për “Euro 2020”, ndaj Çekisë më 7 shtator dhe ndaj Anglisë tre ditë më pas.