Rashica në klubin e themeluar nga djali i Sami Frashërit, i cili në histori i ka disa shqiptarë

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica karrierën do ta vazhdojë në Turqi te gjiganti Galatasaray, të cilin klub e kishte themeluar një shqiptar.

Fjala është për djalin e shkrimtarit të famshëm shqiptar Sami Frashëri, Ali, shkruan Gazeta Express.

Ishte Ali Sami ai i cili e kishte themelur klubin e famshëm turk  më 30 tetor të vitit 1905, andaj edhe emri i tij iu kishte vendosur stadiumit të këtij klub, që njihet në gjithë Turqinë.

Ali Sami për 14 vjet ishte edhe kryetar i klubit. Po ashtu, ishte edhe trajneri i parë i Kombëtares së Turqisë.

Rashica do të bëhet futbollisti i katërt shqiptar që do ta vesh fanellën e këtij klubi me nam.

I fundit që ka luajtur në Galatasaray është Blerim Xhemaili, i cili pati eksperiencë të shkurtër në këtë klub të cilit ku bashka në vitin 2014 dhe u largua pas 11 paraqitjeve në vitin 2015.

Para tij, në Galatasaray ka luajtur Lorik Cana. Ish kapiteni i Shqipërisë nga Gjakova ka luajtur për këtë klub nga viti 2010 deri më 2011.

Me 24 paraqitje dhe 1 gol Cana e ka shkruar emrin e tij në historinë e Galatasarayt, e cila e vlerëson si legjendë të klubit edhe një ish futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Xhevat Prekazin.

Prekazi ishte pjesë e Galatasarayt nga viti 1985 deri më 1991. Prekazi i kishte 185 paraqitje me Galatasarayn dhe 40 gola, që e bëjnë atë të paharruar në futbollin turk, e shumë të dashur në Galatasaray.

Ndërsa, futbollisi më legjendar i këtij klubi, Hakan Sukur, kishte prejardhje shqiptare.

Babai i tij ishte nga Prishtina, kurse nëna nga Shkupi, por që qysh moti kishin migruar në Turqi si shumë shqiptar të tjerë. 

Të ngjashme