Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka synime të mëdha me fanellën e Werder Bremenit.
Në një intervistë për të përditshmen “Bild”, Rashica ka thënë të mërkurën se dëshiron të fitojë titullin e kampionit dhe të luajë në garat evropiane, transmeton Koha Ditore.
21-vjeçari gjatë afatit kalimtar të janarit iu bashkua Werderit nga Vitesse për 7.5 milionë euro dëmshpërblim.
Me ekipin e ri firmosi kontratë deri në vitin 2022 dhe në Bundesligë deri më tash ka realizuar një gol në tetë paraqitje.