Milot Rashica ka rënë në radarin e Lazios
Sipas asaj që raporton ‘La Gazzetta dello Sport’, Lazio do të tentojë që të nënshkruajë me shqiptarin e Vitesses, Milot Rashicën.
‘La Gazzetta dello Sport’ shkruan se Rashica shihet si zëvendësuesi ideal për Antonio Candrevan, ky i fundit u transferua te Interi ditë më parë.
Rashica ka shkëlqyer te Vitesse sezonin që lamë pas dhe nuk është vetëm Lazio që interesohet për shërbimet e 20 vjeçarit, qër kanë shprehur interesim edhe klube nga Premierliga.