Rashiq ankohet se e ka gjetur në gjendje të rëndë Zyrën për Komunitete

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 13:56 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-udhëheqës i Zyrës për komunitete në Qeverinë Kuri, Nenad Rashiq, gjatë raportimit në komision për menaxhimin e pandemisë, ka thënë se nuk kanë pasur kohë të ndihmojnë asnjë projekt pasi as buxheti s’ka qenë i miratuar, raporton Ekonomia Online.

Ai ka përmendur vetëm 2 milionë euro si ndihmë për komunitetet.

“S’kemi pasur mundësi të realizojmë asnjë një projekt. Por në kuadër të pakos emergjenti kemi propozuar masën 9, vlera e se cilës ka qenë 2 milionë euro”.

“1.2 milionë kemi shpallur për asistence emergjente të për komunitetet rome ashkali, egjiptiane ku hyn ushqime, maska si dhe për personat me aftësi te kufizuara, dhe pjesa tjetër e shumës për biznese individuale”, ka thënë ai, kur është pyetur nga kryesuesja e Komisionit Mimoza Kusari-Lila lidhur me trajtimin e kërkesave te komuniteteve.

Rashiq ka thënë se ka gjetur në gjendje të rëndë zyrën e Komuniteteve, duke thënë se zyra s’ka kapacitete dhe se për një kohë ka qenë i vetëm pasi disa punëtorë kanë qenë të infektuar.

Të ngjashme