Deputeti i Listës Serbe Nenad Rashiq, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk është konsultuar asnjëherë me askënd prej Listës Serbe për transformimin e FSK-së, në ushtri.
Ai ka thënë se veprimet e Thaçit nuk i përngjajnë aspak politikës.
“Thaçi nuk ka biseduar asnjëherë me mua e as me kolegët e mi. Ne nuk frikësohemi. Kjo që po bënë Thaçi nuk është politikë”, ka thënë ai.
“Atë çka foli sot presidenti në sall e pyes a ka folur me dikënd prej minoriteteve a është dakorduar me neve apo jo për krijimin e ushtrisë me mua personalisht nuk ka folur asnjëherë dhe nuk është dakorduar me asnjë prej neve. Ditëve të fundit është folur për krijimin e ushtrisë po personalisht me mua s’ka folur askush. Kemi dëgjuar nga kolegët e ndryshëm që flitet për krijimin e ushtrisë së Kosovës por zyrtarisht nuk kanë biseduar me neve”, ka pohuar ai.
Nuk është korrekte, nuk është reale. Unë e di që presidenti dëshiron të na vendos para aktit të kryer sikur ne nuk dëshirojmë ta votojmë. Të gjithë le ta votojnë përveç neve, mirëpo realisht nuk është ky qëllimi se si funksionon politika”, ka thënë ai.