Rashiq thotë se demarkacioni nuk u arsyetua nga Komisioni

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 21:35 | Nga

As takim e as bisedë zyrtare nuk ka pasur Lista Serbe me partneret e koalicionit pas dështimit të seancës së 1 shtatorit ku duhej të votohej për demarkacionin me Malin e Zi.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq në një intervistë për “Rubikon” të KTV-së ka thënë se nuk sheh arsyeshmëri për pjesëmarrje në Kuvend edhe nëse demarkacioni kthehet për votim.

“Bazuar në gjendjen që është sot unë me të vërtet nuk e shoh arsyeshmërinë politike sa i përket prezencës politike”, ka thënë Rashiq.

Duke qenë se nuk ka ndonjë përfitim politik nëse voton pro për demaskimin e kufijve, Rashiq nuk e sheh të arsyeshme të bëj një gjë të tillë.

“Nuk kemi asnjë përfitim politik nëse votojmë për demarkacionin”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk e dinë nëse Kosova po humb territor ose jo mirëpo është i sigurt se nuk është proces aq i lehtë siç e shpjegon komisioni qeveritar.

“Nuk është aq thjeshtë siç e shpjegon komisioni çështjen e demarkacionit, nuk më kanë bindur se është ashtu siç e kanë prezantuar ata”, theksoi Rashiq.

Në gjithë këtë situatë, Rashiq e sheh si inkurajues qëndrimin e Malit të Zi.

“Inkurajuase është qëndrimi i Malit të Zi, i cili i relaksuar thotë se nëse keni ndonjë shqetësim e rishikojmë”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme