Hija e koronavirus bie mbi grand slam të US Open, që nis më 31 gusht në Nju Jork. Fizioterapistri Juan Galvan ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe aktualisht është në izolim (është asimptomatik).
Për pasojë, tenisti argjentinas Guida Pella (nr.35 në botë) dhe ai kolumbian Hugo Dellein (nr.94 në botë) kanë hyrë në karantinë.
Fizioterapisti është pjesë e stafit të dy tenistëve, të cilët ndodhen në Nju Jork, pasi kanë konfirmuar praninë e tyre në turne. Në total, gjatë ditëve të fundit janë kryer 1,400 teste dhe ky ishte rasti i parë i pozitivitetit në US Open.
Ndërkohë që, po në Nju Jork, javën e ardhshme do të zhvillohet edhe turneu Masters i Sinsinatit.
Dy tenistët që kanë hyrë në karantinë (për momentin nuk kanë asnjë simptomë) nuk do të jenë në turneun e Sinsinatit që nis nesër dhe shpresojnë të jenë gati për US Open.
Organizatorët e turneut amerikan kanë marrë masa të forta për ta bërë eventin sa më të sigurt. Fizioterapisti do të qëndrojë 10 ditë në karantinë, ndërsa lojtarët mund të qëndrojnë deri në 14 ditë izolim./Telesport/