Rastet me koronavirus po rriten sërish në Gjermani

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Rritja e rasteve me koronavirus është përhapur për 20 % në Gjermani në javën e fundit, tha të martën një ekspert i sëmundjeve infektive.

“Ne jemi pikërisht në krahun e valës së tretë. Dhe në këtë pikë ne kemi lehtësuar kufizimet dhe kjo po shpejton rritjen eksponenciale”, tha epidemiolog, Dirk Brockmann për televizionin gjerman ARD.

Merkel dhe udhëheqësit e shtetit ranë dakord për një lehtësim të masave në fillim të këtij muaji së bashku me një “frenim emergjence” për të lejuar autoritetet të vendosin përsëri kufizimet nëse numri i rasteve rritet mbi 100 për 100,000 në tre ditë rresht.

Të hënën, numri i rasteve për 100,000 u rrit në 83, nga 79 të diolën dhe 68 një javë më parë, dhe tani po paralajmërohet se numri mund të arrijë në 200 nga mesi i muajit tjetër.

Gjermania të hënën pezulloi përdorimin e vaksinës antiCovid- AstraZeneca, duke e bërë atë më të fundit nga disa vende evropiane që kanë bërë të njëjtën gjë pas raporteve të çrregullimeve të koagulimit të gjakut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme