Gjykata e Kumanovë sapo shpalli aktgjykimin përmes të cilit të akuzuarit Boban Iliq i shqiptoi dënim me 6 vjet heqje lirie. Ndërkohë babai i Almirit, Sedat Aliu u dënua me 6 muaj burg, Abdulla Aliu, 9 muaj burg dhe Sami Demiri 9 muaj heqje lirie.
“Është turp që për një vepër të këtillë serioze të shqiptohet dënim prej 6 vitesh. Gjykata nuk ka marrë parasysh shumë fakte, përfshi edhe jetën e vogëlushit Almir Aliu, madje që vendimi të jetë edhe më skandaloz, gjykata shqiptoi dënim edhe për babin dhe familjarët e Almirit”, Asmir Alispahiç, avokat duke konstatuar se ekziston problem serioz kur vjen në shprehje drejtësia ndaj përfaqësuesve të etnitetit shqiptarë.
“Nuk e kam të qartë se si ka mundësi dhe kush është ai që dëshiron të mbroj një vrasës monstruoz”. “Presim që të marrim vendimin me shkrim të gjykatës dhe më pas shpresoj se për shkka të lëshimeve ky proces duhet të kthehet sërish në shqyrtim”, tha Spahiç.
Ndërkohë familjarët deklaruan se kjo paraqet një padrejtësi të madhe.
Shihet qartë se këtu ka padrejtësi, personi që mbyti fëmijën dënoi me 6 vjet vrasësin, derisa familjarët, Sedatin dhe të tjerët i dënoi me 6, gjegjësisht 9 muaj burg. Kjo është padrejtësi”, tha Nijazi Aliu, familjar i Sedat Aliut.