Pendohet vrasësi i Almir Aliut, u kërkon falje familjarëve

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 13:07 | Nga

Boban Iliq, i akuzuar për vrasjen e Almir Aliut, sot para Gjykatës Themelore të Kumanovës, ndryshoi qëndrimin e tij.

Ai thoshte se nuk ndjehet aspak fajtor për veprën e bërë, ndërsa sot tha se ndjen shumë keqardhje për atë që ka ndodhur, madje dhe ju kërkoi falje familjarëve të Almirit.

“Më vjen keq per ngjarjen e ndodhur, nuk kam pasur për qëllim që ta shtyp me veturë, as fëmiun dhe as dikë tjeter. Më vjen gjithashtu shumë keq që më fajësojnë për vrasje. E gjitha ka ndodhur nga frika, sepse isha shumë i frikësuar. Edhe njëher ju kërkoj shumë falje familjarëve”, tha Boban Iliq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme