Rasti Berishaj: Kush është aktivistja që dyshohet se mori para nga GEN-i, përpos Kurtit?

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 22:35 | Nga Ekonomia Online

Mediumi slloven “Prava” ka publikuar më 6 janar një shkrim të gjatë me disa të dhëna të siguruara, të cilët pretendojnë se kompania energjetike sllovene “GEN-I”, e udhëhequr dikur nga kryeministri aktual slloven, Robert Golob, ka përdorur një taktikë fiskale për të shpërlarë parë.

Sipas “Prava”, kompania qendrore u ka dërguar para degëve të veta në vende si Bosnja, Serbia e Shqipëria, dhe më pas ka kontraktuar përmes atyre kompanive persona të njohur të cilët do të paguheshin “për shërbime”, të cilët do t’i merrnin ato para, por vetëm për t’i rikthyer tashmë sërish tek padronët e vërtetë e më pas ato të dërgohen nëpër parajsa fiskale apo bursa të ndryshme, transmeton Paparaci.

Një nga këta persona që ka kryer role të tilla të lëvizjes së parave thuhet të jetë Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci dhe shtetas slloven.

Përveç diplomatit kosovar dhe kryeminsitrit Albin Kurti që përmenden në artikull, aty theksohet edhe një aktiviste e njohur sllovene.

Ajo quhet Nika Kovaç.

Rrjedhimisht, në pjesën e dytë të tekstit flitet për GEN-i Tiranë, ku hidhen dyshime se 14 milionë euro do të zhdukeshin në mënyrë ligjore për të mbuluar atë që e konsiderojnë si vrimë financiare të kësaj dege të kompanisë.

“Ka shumë dyshime se me këto para janë financuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe aktivistja sllovene Nika Kovaç!”, vijon teksti.

“Ka pasur disa sugjerime dhe informacione se paratë janë transferuar nga njëra nga filialet e GEN-I jashtë vendit për fushatën zgjedhore të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, dhe se një pjesë e parave i ka shkuar një organizatë jo qeveritare”.

Megjithatë, nuk jepen detaje se për çka është përmendur emri i kësaj aktivisteje dhe ndërlidhja me kryeministrin Kurti.

Sipas shkrimeve në Slloveni, Nika Kovaq thuhet se është një aktiviste sllovene 29 vjeçare që ka studiuar për Antropologji në Universitetin e Lubjanës.

Gjithashtu, aktivitetet e saj politike potencohen se janë të shumta.

Ajo ka koordinuar fushatën e Referendumit për Ndryshimin e Ligjit për Martesën dhe marrëdhëniet familjare ku edhe është bërë e njohur.

Krejt në fund, ajo ka themeluar Institutin 8 marsi dhe ka qenë anëtare e Iniciativës për Social-Demokraci.

Mediumi “Prava” ka bërë edhe një ndërlidhje mes transaksioneve të GEN-I dhe fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm në rrafsh supozimi dhe pa ndonjë informacion konkret.

“Ka pasur disa sugjerime dhe informacione se paratë janë transferuar nga njëra nga filialet e GEN-I jashtë vendit për fushatën zgjedhore të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, dhe se një pjesë e parave i ka shkuar një organizatë jo qeveritare”, thuhet në tekstin e “Prava”.

Të ngjashme