Rasti Dejona-Nagipi edhe një shembull që demonstron sesi në Ballkan, edhe Kosovë, nuk respektohet ndarja e përgjegjësive dhe pushtetit. Sistemi ynë administrativ dhe qeverisës është i ndërtuar asisoji ku pjesa tjetër përpos qeverisë duhet me qenë profesionale, e pavarur dhe apolitike.
Tek ne, të krijohet përshtypja që kur qeveritë vijnë ato mendojnë që e kanë në pronësi tërë qeverinë, administratën, ndërmarrjet publike, bordet dhe gjithçka që është publike… e në fakt as 1% nuk është qeveria krahasuar me të gjithë shërbyesëve civil e administrativ. Këto rregulla nuk i kemi zbuluar ne por i kemi adaptuar nga sistemet europiane perendimore me qindra vite të vjetra dhe testuara që kanë provu gjithcka dhe në fund kanë ardhur në këto përfundime (experienca funksionale pozitive).
Qeveria është e përbërë vetëm nga KM, Ministrat dhe këshilltarët e kabinetetet e tyre. Pra është një pjesë shumëëë e vogël. Asgjë tjetër nuk duhet me qenë politike se sistemi nuk funksinon. Por kujna me i thënë këtë?
Pjesa tjetër adminsitrata, drejtorët, ekspertët, shërbyesit civilë, personeli i ndërmarrjeve publike duhet me qenë profesionalë dhe jopolitikë. Si të instalohen persona politikë, aty krijohet një lidhje e shkurtër që kurdoherë rezulton me një parregullsi se vetë sistemi nuk funksionon ashtu. Kjo është rregull, gjithmonë do kemi telashe me këto raste.
Fatkeqësisht, ky me KEK nuk është rasti i parë politik dhe qeveria aktuale dhe qeveritë e kaluara i kanë instaluar zakonisht persona politik në pozita me ndikim që me e konstollu sistemin…por edhe me përfitu nga këto ministri, ndërmarrje publike, borde etj. Edhe drejtorë të shkollave dhe spitaleve nëpër komuna janë emëruar politikisht.
Këtë leksion nuk jemi as afër me kuptu për shkak se mentaliteti ynë është që qeveria-shteti është gjithcka dhe nuk e kuptojmë dhe shofim si dicka të ngushtë dhe të përkohshme.
Ky fenomen me siguri do të vazhdojë të aplikohet në Kosovë dhe Ballkan edhe në të ardhmen, fatkeqësisht, për shkak se kjo ka të bëjë me fuqinë dhe kapacitetin e shoqërisë dhe vetë sistemit me i mbajtë përgjegjës dhe me kërku llogari nga politikanët dhe partitë politike.