Rasti i 11 vjeçares – jep dorëheqje drejtori për Trajtimin e të Burgosurve e të Miturve, Ali Gashi

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, si akt moral jep dorëheqje drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

Dorëheqja ka ardhur si akt moral i Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale.

Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Të ngjashme