Rasti i Art Kurtit është vetëvrasja e katërt në Gjakovë

Gjakovë | 24 Pri 2018 | 14:18 | Nga

Në orët e para të mëngjesit, aktori i njohur Art Kurti, u gjet i vdekur në një makinë. Policia thotë se dyshohet për vetëvrasje, pasi tek i njëjti është gjetur një plumb në kokë. Me këtë rast, kjo i bie të jetë vetëvrasja e katërt në Gjakovë për këtë vit.

Më 17 janar të këtij viti, Kolë Marku, 45-vjeçar, nga fshati Dol i Gjakovës, vrau veten duke pirë acid, shkruan Gazeta Express.

Ai u gjet i vdekur mbi varrin e babait të tij, i cili kishte ndërruar jetë vite më parë. I ndjeri ishte i martuar dhe la pas 3 fëmijë. Më i madhi 15 vjeç.

Më 9 mars të këtij viti, një person i moshës 45-vjeçare, sipas Policisë dyshohet se është vetëvrarë në Gjakovë. Këtë lajm e ka bërë të ditur për Gazetën Express komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjoka.

Gjoka ka treguar se ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Bajram Curri”.

“Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin ‘Isa Grezda’ në Gjakovë. Dyshimet e para janë për vetëvrasje”, tha Gjoka.

Dje, më 23 prill, F. Syla, 41-vjeçar nga Gjakova u zhduk për dy ditë. Por, ditën e dytë pasi që ishte zhdukur, ai u gjet i vdekur në katin e shtëpisë së tij ku jetonte. Ai dyshohet se u vetëvra me një kabllo elektrike.

Rreth rastit kanë folur edhe zyrtarë të policisë për rajonin e Gjakovës. Zëdhënësja, Lirije Podrimja, ka thënë se rasti po cilësohet si vetëvrasje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme