Rasti i parë i Omicron në ShBA nxit alarm global për këtë variant

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Frika për ndikimin e variantit Omicron të COVID-19 u rrit të enjten pasi është raportuar rasti i parë me këtë variant në SHBA dhe Banka Qendrore në Japoni ka paralajmëruar për ‘dhimbje’ ekonomike ndërsa shtetet do të përgjigjen me masa më të ashpra kufizuese.

Rasti i parë në SHBA që u infektua me variantin e ri të koronavirusit është një person i vaksinuar plotësisht në Kaliforni, i cili u kthye në SHBA nga Afrika e Jugut më 22 nëntor, derisa rezultoi pozitiv shtatë ditë më vonë.

Presidenti amerikan Joe Biden është duke punuar për strategjinë e SHBA-së për ta luftuar COVID-19 këtë dimër, derisa disa burime i kanë thënë Reuters se masa kufizuese për mbajtjen e maskës do të vazhdojë deri në mes të muajit mars. Sipas të njëjtave burime Shtëpia e Bardhë po ashtu planifikon që të marrë edhe rregulla më të ashpra testimi për vizitorët e huaj.

Linjave ajrore në SHBA i është kërkuar që të dorëzojnë emrat e pasagjerëve që arrijnë nga zona të ndryshme të Afrikës së Jugut, që është goditur nga Omicroni, sipas udhëzimeve nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Akoma nuk dihet shumë për variantin Omicron i cili për herë të parë u zbulua më 8 nëntor në Afrikë të Jugut dhe tashmë është përhapur në disa vende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme