“Rasti i parë kur vjen, ika prej Kosovës”

Prishtinë | 02 Maj 2023 | 12:59 | Nga Arianit Koci

1.
“Rasti i parë kur vjen, ika prej Kosovës” – po më thotë kamarieri në një kafene ku e pi kafën e mëngjesit.
Fakultetin e kryer, sportist, i ndërshëm, është aset për çdo kompani. I lumi ai që e merr si punëtor.

“Sa kishte me qenë rroga për të cilën ti e kishe ndrru mendjen me mbetë në Kosovë?” – po i them. “2000 euro?”

“Jo avokat. As për 2000 euro nuk rri. Po du me shku jashtë e me e provu fatin. Nuk është krejt veç puna te paret. Nuk po di me e shpjegu, ama nuk po më pëlqen ambienti këtu; mentaliteti”, u përgjigj me një dozë mllefi të përzier me keqardhje.

2.
Dikush shkon, dikush kthehet, e ne që mbesim duhet me u përgatitë me funksionu në çdo rrethanë.
Shkuarja e të rinjve nuk është e lidhur veç me rrogat e vogla.

Në anën tjetër, duhet me qenë realë: nuk jemi Zvicër. Rrogat nuk mundemi me i rritë në 2000 apo 3000 euro, edhe për shumë vite.

Prandaj, duhet me e shiku me pozitivitet dyndjen e supozuar të të rinjve.

Edhe me u përgatitë për një fazë të re në ekonominë kosovare. Thjesht, me iu përshtatë rrethanave të reja.

Natyrisht, gjithmonë ka zgjidhje!

Të ngjashme