Rasti i të moshuarës në Pejë: Shkon në tre numri i të arrestuarve

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Rasti i datës 2 nëntor që ndodhi në Shtëpinë e Pleqve në Pejë e ka tronditur të gjithë Kosovën.

Bazuar në pamjet e një videoje e cila u bë virale, shihet një infermiere duke e rrahur me shuplaka një grua të moshuar.

Pas kësaj menjëherë ka reaguar policia.

Organet e rendit i kanë arrestuar tre persona lidhur me rastin.

Zëdhënësi i policisë Fadil Gashi, tha për Klankosova.tv se përpos që është arrestuar e dyshuara, janë arrestuar dhe dy persona të tjerë.

Gashi tha se është arrestuar edhe përgjegjësja e institucionit në fjalë si dhe një infermiere tjetër.

Ai theksoi se ato dyshohen për dhënie të ndihmës në kryerjen e dhunës si dhe fotografim i paautorizuar.

Ato janë ndaluar për 48 orë dhe rasti po hetohet nga hetuesit rajonal.

Ndërkaq zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv se është lëshuar autorizimi për intervistimin e stafit të qendres lidhur me rastin, por edhe për të parë nëse eventualisht ka pasur edhe raste të tjera të këtij llojit.

Nuk dihet ende se kur do të bëhet intervistimi i tyre.

Të ngjashme