Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Devollët kanë zbrazur llogaritë e Telekomit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo e ka “goditur” Qeverinë duke thënë se është në heshtje dhe po pret mos po i del ndonjë tender tjetër.
Sipas Haxhiut, zhvatja e Telekomit nga oligarkët përveç se u bë me ndihmën e personave përgjegjës në Telekom, plus nivelit politik, ajo nuk u ndalë as nga institucionet e drejtësisë.
Postimi i plotë:
Zhvatja e Telekomit nga oligarkët përveç se u bë me ndihmën e personave përgjegjës në Telekom, plus nivelit politik, ajo nuk u ndalë as nga institucionet e drejtësisë. Gjithë zyrtarët publik përgjegjës dhe ata të drejtësisë në shërbim të Devollit. Kjo ndodhë në një shtet të kapur ku nuk ka drejtësi.
Zbrazja e llogarive të Telekomit ka qenë e mundur të ndalohet sepse kontrata ka qenë e paligjshme dhe e padrejtë e korruptive sepse e dëmtoi me miliona euro Telekomin.
Në anën tjetër Qeveria në heshtje…duke pritur mos po ju del ndonjë tender tjetër!