Ekonomia Online
FUNDIT

Rasti “Reflektori”, Prokuroria ngre aktakuzë kundër gjashtë personave

Rasti “Reflektori”, Prokuroria ngre aktakuzë kundër gjashtë personave

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave në rastin “Reflektori” – L.T, O.V, I.M, M.H, SH.D dhe F.K. Prokuroria njofton se të pandehurit L.T, O.V dhe I.M së bashku me të pandehurin M.I. i cili gjendet në arrati, duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja […]

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave në rastin “Reflektori” – L.T, O.V, I.M, M.H, SH.D dhe F.K.

Prokuroria njofton se të pandehurit L.T, O.V dhe I.M së bashku me të pandehurin M.I. i cili gjendet në arrati, duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Të pandehurit M.H, SH.D dhe F.K akuzohen se kanë kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 33 të KPRK-së. Ndërkaq, të pandehurit L.T dhe O.V akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.”

Të ngjashme