Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike me autorizim të Prokurorisë Speciale i ka intervistuar dy persona në rastin “Subvencionet”.
V.P dhe P.B, janë intervistuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘marrja e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’.
Pas intervistimit, i dyshuari V.P. me aktvendim të prokurorit ndalohet për 48 orë, kurse i dyshuari P.B., lirohet dhe lënda ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt, njofton policia përcjell.