Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri u është drejtuar autoriteteve italiane me një letër-porosi të re për marrjen e dëshmive të disa prej të akuzuarve në çështjen “Tahiri”.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të bandës Habilaj.
Në letrën e saj organi i akuzës mësohet se kërkon marrjen e dëshmive të Nazer Seitit dhe Moisi Habilajt, respektivisht të njohur si “ekonomisti” dhe kreu i bandës së Habilajve, raporton TvKlan, transmeton Klan Kosova.