Mediat serbe kanë raportuar se i dënuari për krime lufte, Ratko Mlladiq, nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Djali i Mlladiq, Darko, ka deklaruar se ai në telefon mund të flas për disa minuta pasi më gjatë nuk mundet të qëndrojë.
I biri i Mlladiq ka thënë me tej se ai dyshon që babai i tij mundet të jetë prekur me Covid-19.
“Askush nuk po na thotë nëse virusi ka hyrë në burg, por ne e dimë se babai im ka pasur një temperaturë të lartë për një javë. Na është thënë që temperatura është rezultat i një lloj goditjeje nga nxehtësia. Ai është i rraskapitur dhe anemik”, ka thënë Darko Mlladiq.
Sipas mediave serbe ai ka ngritur akuza ndaj burgut të Hagës për të cilin ka thënë se nuk janë duke i bërë testin për Covid-19, Ratko Mlladiqit, shkruan Espreso.rs.