Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar për mungesën e ngrohjes në Prishtinë.
Në reagim thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të një rrjedhje ne kaldajën e njësisë B1 dhe për këtë arsye janë detyruar të ndalin furnizimin me avull për ngrohtoren “Termokos” dhe nesër në mëngjes do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit.
Në reagimin e tyre KEK njofton se “sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore”.
Tutje, KEK ka kërkuar mirëkuptim dhe thekson se është duke bërë përpjekje maksimale për prodhim të qëndrueshem me energji.
Reagimi i plotë i KEK-ut:
Gjendja momentale e prodhimit nga njësite gjeneruese në KEK
Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se aktualisht në TC-Kosova A kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) qe prodhojn rreth 390 MË/h. Ndersa ne Kosoven B, deri në mesnate sot ishte ne pune njësia B1.
Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te nje rrjedhje ne kaldajën e njesinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet per intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore.
Duke falënderuar palët e përfshira per mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke bere përpjekje maksimale për prodhim te qendrueshem me energji ne kushtet aktuale te krizës sezonale dhe globale energjetike.