Aktorja dhe deputetja e njohur, Adriana Matoshi, javë më parë bëri një vizitë speciale në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ajo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për t’i bërë një befasi mikes së saj të ngushtë, aktores Arjola Demiri, e cila është një nga konkurrentet e edicionit të sivjetmë të BBV.
Të martën, Adriana e çoi në një nivel tjetër mbështetjen e saj për Arjolën, duke reaguar publikisht ndaj një videoje të Big Brother VIP, ku shfaqen disa nga banorët që flasin për aktoren tropojane dhe e imitojnë atë.
Matoshi në reagimin e bërë në InstaStory e ka quajtur si një “frikë nga fituesja” atë që banorët e tjerë po bëjnë prapa shpinës së saj.
“Kur të bëhen vogëlushët bashkë për me fole për Arjolën seç më kapë një e qeshur. Ua marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesin. Kënaquni edhe pak zemrat e vogla pastaj ju ftojmë të festojmë për Arjolën. Arjola është fituesja e shumë zemrave të sinqerta e njerëzve të drejtë. Juve ju doli boja me sabah”, ka shkruar Adriana në InsatStory.
Ndërkohë, aktorja dhe deputetja e VV-së në mbishkrimin e videos, gjithashtu i ka bërë një dedikim të shkurtër mikeshës së saj, duke i shkruar: “Arjolë, ti je më e vërteta aty”.
Ky diskurs vjen pasi në spektaklin e fundit, disa nga banorët e BBV akuzuan Arjolës se po viktimizohej për të marrë vëmendje – gjë të cilin aktorja tropojane e ka mohuar kategorikisht, duke thënë se shpalosja e historisë së saj të trishtë jetësore është tregim e një përvoje dhe jo viktimizim.