Reagon Ahmeti për rastet e reja me koronavirus: Numrat në Kosovë, ende të menaxhueshëm

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 22:11 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë diagnostifikuar edhe 51 raste me Covid-19.

Kjo ka bërë që numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus të arrijë në 561 në tërë territorin e Kosovës.

Mes tyresh, 2 raste ishin nga komuna e Prishtinës, për të cilat ka reaguar kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, numrat janë ende të menaxhueshëm në të gjithë Kosovën duke marrë parasysh se jemi afër “majës” së virusit.

Në fund, Ahmeti ka bërë thirrje për qytetarët e Prishtinës që të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë numrin sa më të ulët.

Ja postimi i plotë në Facebook:

2 raste të reja në Prishtinë e fatkeqësisht 51 në krejt Kosovë. Megjithatë numrat në krejt Kosovë janë ende të menaxhueshme kur po i afrohemi peak-ut te virusit. Prishtinë vazhdoni të qendroni në shpi se duhet të vazhdojmë ta mbajmë numrin e ulêt #rriNshpi

2 raste të reja në Prishtinë e fatkeqësisht 51 në krejt Kosovë. Megjithatë numrat në krejt Kosovë janë ende të…

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Sonntag, 19. April 2020

Të ngjashme